Gazeta Si – Drejtoresha e zyrës së Kadastrës në Tropojë, është shpallur në kërkim, ndërsa 6 zyrtarë të bshkisë janë pezulluar nga detyra, të akuzuar për korrupsion me pronat.
Policia thotë se ka shpallur në kërkim përgjegjësen e zyrës vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, A.A.,31 vjeçe, banuese në Fierzë, Tropojë.
Nga muaji nëntor i vitit 2021 deri në muajin qershor të këtij viti, ndaj kësaj shtetase ka pasur kallëzime se falsifikonte dokumentet e pronave, duke i regjistruar ato në emër të shtetasve të tjerë dhe jo të pronarëve të ligjshëm të tyre.
Në fakt, 31-vjeçarja ka kandiduar në zgjedhjet e fundit parlamentare për deputete në Tropojë, nën siglën e Partisë Socialiste.
Ndërsa në operacionin “Tenderi”, janë pezulluar nga detyra 6 zyrtarë të Bashkisë Tropojë për shkak të shkeljeve me procedurën e prokurorimit me objekt “Rikonstruksioni i 5 segmenteve rrugore, në fshatrat Gri, Bujan dhe Cërrnicë”, zhvilluar në vitin 2029.
Të pezulluarit
H. I., 64 vjeç, banues në Bajram Curri, me detyrë anëtar i Njësisë së Prokurimit, në Bashkinë Tropojë;
K. B., 64 vjeç, banues në Bajram Curri, anëtar i Njësisë së Prokurorimit, në Bashkinë Tropojë;
B. B., 63 vjeç, banues në Bajram Curri, anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, në Bashkinë Tropojë;
P. R., 54 vjeç, banues në Bajram Curri, anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, në Bashkinë Tropojë;
Sh. D., 25 vjeç, banues në Begaj, anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, në Bashkinë Tropojë;
M. V., 64 vjeç, banues në Bujan, anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, në Bashkinë Tropojë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




