Ka ndodhur

Operacioni/ Ryshfet deri në 50 mijë lekë për një varr, në pranga drejtori i varrezave të Tufinës dhe 7 persona të tjerë

Gazeta Si – Tetë persona janë arrestuar, mes tyre drejtori i varrezave të Tufinës, Eliodor Ndini, si të dyshuar për abuzim me tenderët e varrezave publike.

Sipas dosjes hetimore, në disa raste, del se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kundrejt ryshfetit që varionte nga 30.000 deri në 50.000 lekë të reja, bënin të mundur prenotimin e varreve për shtetas të ndryshëm.

Po ashtu, dy persona janë shpallur në kërkim dhe dy të tjerë do të hetohen në gjendje të lirë.

Hetimi është zhvilluar me metoda speciale ndërsa janë dokumentuar rastet dhe zbuluar edhe abuzime me tenderë në fusha të tjera.

Gjithashtu, nga këqyrja e aparateve celulare të këtyre shtetasve, dyshohet se nëpërmjet ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj funksionarëve të sektorëve të tjerë, mundësonin nxjerrjen e lejeve të ndërtimit dhe rindërtimit, nga institucionet përgjegjëse, për banesat e dëmtuara nga tërmeti, kundrejt pagesës 200.000 lekë të rinj.

Po ashtu ata kryenin edhe nxjerrjen e certifikatave të pronësisë pranë ASHK-së; përfitimin e certifikatave të vaksinimit kundër Covid-19, kundrejt pagesës 30.000 lekë të rinj, si dhe përfitimin e kredisë të butë pranë bashkisë Tiranë. 

Të arrestuarit

1.Eljodor Ndini, përgjegjës i varrezave Tufinë; i dyshuar për veprat penale “Korrupsion pasiv i punonjësve që ushtrojnë funksione publike”, “Ushtrim ndikimi i paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksioneve publike”, “Shpërdorim i detyrës”.

2.Xhemal Mena, punëtor varrezat Tufinë; i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”.

3.Latif Shehu, punëtor varrezat Tufinë; i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”.

4.Gazment Daja, punëtor varreza Tufinë; i dyshuar për “Korrupsion pasiv i personave qe ushtrojne funksione publike”.

5.Bujar Lica sekser; i dyshuar për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

6.Alban Ajazi sekser; me gjendje gjyqësore i dënuar me parë, Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike dhe “Korrupsion pasiv i punonjësve që ushtrojnë funksione publike”.

7.Endrin Milla sekser; me gjendje gjyqësore i dënuar Ushtrim ndikimi i paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksioneve publike, Korrupsion aktiv i punonjësve që ushtrojnë funksione publike”.

8.Fatjoj Gjonaj, pjesë e grupit akuzuar për ndërtim të paligjshëm.

Nën hetim

9.Roza Ndoj, në akuzë për shpërdorim detyre.

10.Juliaj Çuka, në akuzë për shpërdorim detyre.

Në kërkim

1.Shaqir Nika, sekser i shpallur në kërkim

2.Fabjon Gjonaj, shpallur në kërkim. Në akuzë për ndërtim pa leje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë