Katër zyrtarë të Bashkisë Dimal dhe 2 punonjës të një firme private janë vënë në pranga me urdhër të SPAK, me akuzat e korrupsionit pasiv dhe shpërdorimit të detyrës.
Në njoftim theksohet se SPAK po hetonte prej 2 vitesh këtë dosje.
Të arrestuarit janë drejtori i Zyrës së Urbanistikës në Bashkinë Dimal, ish shefi i Transportit në këtë bashki aktualisht drejtues te emergjencat, një ish-shefe e Urbanistikës dhe ish-drejtues i IKMT në këtë institucion.
Sipas SAPK, të gjithë janë lënë në burg, përveç ish shefes së Urbanistikës, ndaj së cilës është caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




