PSG kthehet në sulm për Milinkovic-Savic. Kështu raporton l’Equipe, e përditshme franceze që është gjithnjë e mirinformuar për lëvizjet e klubit. Serbi kishte përfunduar në shënjestrën e francezëve edhe në verën e 2018, por atëherë gjithçka dështoi për shkak të 120 milionëve të kërkuar nga Lotito. Shifër që tani Leonardo tani duket se është i gatshëm t’i propozojë bardhekaltërve jo vetëm për kartonin e serbit, por edhe atë të Adam Marusic. Të dy kanë të njëjtin menaxher, Mateja Kezman, e në aksin Roma-Paris në ditët e fundit janë regjistruar lëvizje.
Lëvizje që së shpejti mund të transformohen në një tratativë konkrete për goditjen e dyfishtë nga Lazio. Kjo sepse Milinkovic Savic ka qenë prej kohësh në krye të listës së dëshirave të PSG. Marusic, nga ana tjetër në skadencë në 2022, mund të ishte një zgjidhje e mirë për të mbushur boshllëkun e lënë nga largimi i sigurtë i Meunier.
Ideja e Leonardo është ajo për të mbivlerësuar malazezin, për të përfituar zbritje tek serbi. Një operacioni jo i lehtë, sidomos kur ke të bësh me një tip si Lotito, gjithnjë tekanjoz kur flitet për para. Për momentin presidenti bardhekaltër nuk ka ndërmend të zbresë poshtë 100 milionë për mesfushorin, të cilit mund ti shtohen 15-20 milionë për anësorin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




