Ekonomi

Koronavirusi, më rrënues për ekonominë se SARS

Shtatëmbëdhjetë vite më parë, prodhimi i brendshëm bruto i Kinës ishte 4% e totalit botëror. Tani është 17%

Pasiguria për ashpërsinë dhe kohëzgjatjen e shpërthimit të koronavirusit e bën të pamundur formimin e një gjykimi përfundimtar në lidhje me ndikimin e tij ekonomi. Megjithatë, me tregjet që parashikojnë më të keqen, ia vlen të mendosh për rreziqet që i kanosen Kinës, si dhe potencialin e efekteve të përhapjes globale.

Si strukturë mbi të cilën mund të bazohemi për ndikimin ekonomik në Kinë është e vlefshme përvoja e Sars-it e 2003-shit. Virusi SARS vrau pothuajse 800 njerëz. Kjo rrëzoi dy pikë përqindje të plotë nga rritja ekonomike e Kinës, e cila ra nga 11.1% në tremujorin e parë të 2003-shit në 9.1% tremujorin e ardhshëm. Falë përmbajtjes së mirë të virusit që u bë nga shteti Kinez rritja ekonomike u rikuperua në 10%.

Kjo ndodhi 17 vite më parë, por për sa i përket zhvillimit ekonomik të Kinës mund të jenë edhe vite qeni. Kujtoni se hyrja e vendit në Organizatën Botërore të Tregtisë – një ngjarje që nxiti reformat e tregut dhe përshpejtoi integrimin e Kinës në ekonominë globale – kishte ndodhur vetëm 13 muaj më parë.

Një qytetar me maskë duke kaluar në një zonë tregtare të Wuhanit të Kinës

Në vitin 2003, llojet e industrive që u prekën më së shumti nga ndalimet e vendosura nga qeveria për udhëtimet dhe masat e tjera për të përmirësuar shpërthimin – të tilla si shitja me pakicë, restorantet, argëtimi dhe turizmi – përbënin 42% të produktit të brendshëm bruto. Që atëherë, pjesa e industrisë së shërbimeve në PBB është rritur në 54%.

Ndonëse SARS ishte një lajm i keq ekonomik për Kinën dhe fqinjët e saj, të cilët vuajtën nga eksportet e dobëta dhe rënia e turizmit, pesha e vogël e Kinës bëri që ndikimi global të ishte i vogël. Në vitin 2003, PBB i Kinës ishte 4% e totalit global, thuajse e parëndësishme. Kjo përqindje tani qëndron në 17%, që do të thotë se efekti mund të jetë më i madh.

Ekonomistët e Bloomberg, Chang Shu, Jamie Rush dhe Tom Orlik hartuan skenarë për ndikimin e mundshëm të koronavirusit në rritjen ekonomike kineze dhe globale, bazuar në përvojën e shpërthimit të SARS-it në 2003-shin dhe ndryshimet në ekonominë e Kinës që nga atëherë. Ndër faktorët e marrë në konsideratë është se ky shpërthim po ndodh gjatë festës të Vitit të Ri Hënor – koha e pikut për konsum në Kinë.

Gjithashtu, kufizimet aktuale të udhëtimit janë shumë më të gjera se ato të imponuara gjatë periudhës SARS. Për shembull, nuk pati asnjë masë për të mbyllur qytetet në vitin 2003. E fundit por jo nga vlera, paqëndrueshmëria e rritjes ekonomike së Kinës është dukshëm më pak se sa 17 vjet më parë. Atëherë, luhatjet e mëdha në PBB ndodhnin shpesh ndryshe nga tani që ekonomia Kineze është maturuar.

Në një skenar, në të ciln përhapja e koronavirusit është mirëpërmbajtur nga shteti Kinez, do të mund të kemi një impakt të rëndë por afatshkurtër të virusit gjatë tremujorit të parë, e ndjekur më pas  nga një rikuperim dhe stabilizim në tremujorin e dytë. Kjo trajektore do ta çonte rritjen ekonomike vjetore në 5.7%, e cila do të ishtë 0.2% nën parashikimin e Bloomberg Economics përpara përhapjes së koronavirusit dhe poshtë 6.1% në 2019-ën. Nëse shpërthimi i virusit kërkon më shumë kohë për t’u vënë nën kontrroll, goditja në rritjen ekonomike do të ishte shumë më e rëndë.

Një prej vagonëve të metrosë më të frekuentuar të Hong Kong-ut

Nga një këndvështrim botëror, janë fqinjët e Kinës në Azi dhe eksportuesit e mallrave kinezë që janë më të ekspozuarit. Të parët, pra fqinjët kinezë, janë ata që përbëjnë një pjesë esenciale të linjave të furnizimeve me produkte nga Kina. Ata u eksportojnë konsumatorëve kinezë si dhe përfitojnë të ardhura nga turistët Kinezë. Në simulimin e Bloomberg Economics, Hong Kong qëndron si më i prekuri ekonomikisht, me Korenë e Jugut dhe Vietnamin gjithashtu. Ndër vendet e tjera që kanë nje nivel të konsiderueshëm eksporti ndaj Kinës e që do ndikohen ekonomikisht janë Australia dhe Brazili. Ndërsa ekonomitë e mëdha perëndimore, më larg dhe më pak të varura nga kërkesa kineze, kanë për të pësuar një goditje më të vogël.  

Disa paralajmërime: Më e rëndësishmja, ndikimi ekonomik i koronavirusit do të varet kryesisht nga ashpërsia dhe kohëzgjatja e tij. Kjo është çështje për epidemiologët, e jo ekonomistët. Siç vëren Orlik, nëse një nga mësimet e nxjerra prej SARS-it është se shpërthimi i sëmundjeve mund të ketë një ndikim të dukshëm negativ në ekonominë e Kinës dhe ato të vendeve të tjera, një tjetër është se një reagim në gjendje paniku në fazat e hershme mund të zmadhojë rreziqet.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë