Ekonomi

Koronavirusi, BE do të zhytet në recension

Komisioni Europian ka paralajmëruar se koronavirusi “me shumë mundësi” do ta zhysë ekonominë europiane në recesion këtë vit, dhe paralajmëroi që kthimi i vitit të ardhshëm do të varet nga një përgjigje e guximshme nga vendet anëtare.

Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen tha se “BE do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të mbështetur ekonominë evropiane”.

Për këtë arsye, një total prej 37 miliardë eurosh fonde të pashpenzuara të BE-së të mbajtura nga vendet anëtare do të ndahet për nevoja urgjente që lidhen me pandeminë.

“Situata po evoluon shumë shpejt,” tha Von der Leyen. ”

Von der Leyen, Gazeta Si, 2020

Maarten Vervey, drejtori i përgjithshëm i Komisionit për çështje ekonomike dhe financiare, pranoi se parashikimi i rritjes financiare “po keqësohet shumë shpejt”.

Duke marrë parasysh tronditjet ekonomike të shkaktuara nga koronavirusi dhe masat e kontrollit, Vervey tha se “ a shumë të ngjarë që rritja ekonomike në BE në tërësi, të bjerë nën 0% dhe potencialisht edhe në mënyrë të konsiderueshme nën 0%” .

‘Shumë shpejt do të mund të vlerësojmë ndikimin ekonomik të koronavirusit”, tha i.

Komisioni parashikoi muajin e kaluar që ekonomia e Eurozonës do të rritet këtë vit me 1.2%, dhe BE me 1.4%, megjithëse e përjashtoi virusin nga llogaritjet e tij.

Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) e Bankës Botërore uli rritjen e eurozonës në 0.8% në fillim të këtij muaji, për shkak të virusit.

Megjithatë, Banka Botërorë shtoi se parashikimi i saj ishte “vjetruar”, duke pasur parasysh së kishte dalë dy javë më parë, dhe nuk e studionte pjesën më të madhe të masave të kontrollit të marra nga qeveritë eurooiane përgjatë ditëve të fundit

Vervey tha se parashikimet e Komisionit paralajmëronin një rikthim të rritjes ekonomike vitin e ardhshëm, por paralajmëroi se do të duheshin masa ekstreme për të përballuar pandeminë.

“Nëse përgjigja është e lehtë, gjasat për të patur në një krizë ekonomik janë të larta,” shtoi ai.

Komisioni shtroi më shumë presion ndaj vendeve anëtare për të miratuar një stimulim ekonomik dhe të mbështesin sektorët më të prekur.

Ministrat e financave të BE do të takohen të hënën për të diskutuar reagimin ekonomik ndaj koronavirusit. Qeveritë dhe institucionet e BE ranë dakord se ata duhet të ndërmarrin veprime vendimtare për të mbajtur ndikimin e pandemisë nën kontroll dhe për ta parandaluar që të shkaktojë dëme të përhershme në ekonomi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë