Futboll

Koronavirus sfidon futbollin, shqetësim për ndeshjen midis Anglisë dhe Italisë

Koronavirusi vazhdon të krijojë probleme me kalendarët e ndeshjeve. Në Kinë kampionati ende nuk ka filluar, në Japoni mund të merret i njëjti vendim dhe disa ndeshje në Itali tashmë janë shtyrë në një datë të pacaktuar. Përhapja e virusit, me raste të dyshuara edhe në vendet e tjera, i ka vënë të gjithë në alarm. Përjashtim nuk bëjnë as ndeshjet ndërkombëtare, qofshin ato të klubeve apo përfaqësuesve. Dhe sipas asaj që raporton Daily Mail, Federata Angleze e Futbollit ka thirrur një takim urgjent për të kuptuar se çfarë masash duhet të merren në lidhje me miqësoren në program:  midis Tre Luanëve dhe Italisë së Roberto Mancini.

Ndeshja do të zhvillohet (në fakt, pritet të zhvillohet) në Wembley më 27 mars, por duke pasur parasysh situatën, ekziston mundësia e anulimit . Drejtuesit e futbollit anglez priten të ulen një tryeze për të diskutuar problemet që lidhen me ndeshjen, veçanërisht duke pasur parasysh shpërthimin e koronavirusit në veri të Italisë. Në një muaj mund të ndryshojë gjithçka, por ekziston shqetësimi për tifozët që do të ndjekin ekipin kombëtar. Një shqetësim i shprehur edhe nga ata që do të duhet të presin skuadrat italiane, siç tregojnë polemikat për tifozët e Juventusit në Lyon ose dyshimet për udhëtimin e Atalanta në Valencia.

Por nuk është vetëm ndeshja midis skuadrave të Southgate dhe Mancini, ajo që shqetëson Federatën e Futbollit. Ekipi kombëtar anglez pritet të mbërrijë në Itali muajin e ardhshëm, ndërsa para shpërthimit të epidemisë kishte pasur kontakte për një ndeshje mes kombëtareve U18. Gjithçka është në stand-by, në pritje të një vendimi. Sa i përket evropianit, i cili do të luhet si në Londër dhe në Romë, pritet të ketë ende diskutime. Sidoqoftë, me shpresën se në muajin qershor, kjo histori do të jetë vetëm një kujtim i keq.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë