Futboll

Koronavirus, Juventus-Milan shtyhet për në një datë të pacaktuar

Ashtu siç u paralajmërua nga mediat italiane, ndeshja e kthimit e gjysmëfinaleve të Kupës së Italisë që duhej të luhej në Allianz Stadium të mërkurën në mbrëmje, është shtyrë në një datë për t’u përcaktuar.

Prefekti i Torinos ka vendosur që për çështje sigurie publike kjo ndeshje të mos zhvillohet as me dyer të mbyllura e si rrjedhojë, është vendosur që sfida të shtyhet për një datë ende të papërcaktuar.

Fillimisht ishte vendosur që ndeshja të luhej pa tifozë, e pastaj vendimi ndryshoi dhe u tha se tifozët do të lejoheshin në stadium, përjashtuar ata që vijnë nga zonat më të prekura nga sëmundja e përhapur me shpejtësi në Itali, si Lombardi, Emilia-Romagna dhe Veneto.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë