Nga Gazeta ‘Si’- Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar me anë të një deklarate për mediat në lidhje me aktet e tifozëve çekë në ndeshjen ndaj Shqipërisë, ku pati kore raciste dhe flamuri shqiptar u vendos me kokë poshtë, ndërsa ishte harta e Kosovës në flamurin serb.
FSHF thotë në deklaratë se do të dërgojë një notë proteste në UEFA, duke kërkuar masa të menjëhershme disiplinore.
Ndërkohë, theksohet në deklaratë se “FSHF reagoi menjëherë që në pushimin e pjesës së parë duke u kërkuar organizatorëve marrjen e masave të menjëhershme ndaj këtyre akteve për të mos radikalizuar veprimet me ndërprerjen e lojës”.
“Federata Shqiptare e Futbollit dënon me forcë aktet e turpshme që ndodhën gjatë ndeshjes së sotme kundër Çekisë. Koret raciste dhe përdhosja e flamurit shqiptar janë të patolerueshme dhe nuk i takojnë fushës së futbollit. Ky akt i rëndë përbën një sulm të hapur ndaj vlerave të futbollit dhe respektit midis kombeve”, thuhet mandej.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



