Gazeta Si – Prokuroria e Federatës Italiane të Futbollit, sipas asaj që bën me dije ANSA, ka hapur një hetim në lidhje me koret anti-Juventus të futbollistëve të Milanit. Ata i kanë kënduar këto kore gjatë lëvizjes me autobus drejt aeroportit pas ndeshjes me Romën dhe më pas i kanë postuar edhe në rrjetet sociale.

Prokurori Federal, Giuseppe Chiné, ka mbledhur materialet video që janë bërë menjëherë virale, për të hedhur dritë në lidhje me këtë episod. Qëllimi është që të “qartësohet, nëse ka një shkelje të mundshme të rregullores dhe për të evidentuar personat përgjegjës”.
Leao che inizia un coro anti-Juve:🤣🤩😍
— Jjuli (@jjuli_007) September 2, 2023
Leao quando gli altri iniziano cori razzisti verso di lui: https://t.co/krDvVzi735 pic.twitter.com/KE3wVrsN5x
Videoja është xhiruar me celularin e Rafael Leaos në autobusin e Milanit, gjatë festës për fitoren 1-2 të së premtes në mbrëmje në ‘Olimpico’. Më pas vetë sulmuesi portugez e ka postuar videon në Instagram. Nga pamjet dallohen edhe Okafor dhe Çukueze, të cilët këndojnë më fort.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




