Futboll

Koreografia shokuese, tifozët norvegjezë ‘varin’ ish-trajnerin që kaloi te rivalët

Gazeta Si – Një koreografi shokuese vjen nga Norvegjia, me një trajner në shënjestër. Bakke ka drejtuar Lilestromin për 3 vjet, ndërsa në verë kaloi te Valerenga. Ky kalim nuk u prit mirë nga tifozët, që duket se i ka kaluar limitet.

Lilestrom dhe Valerenga janë dy nga klubet më të mëdhenj dhe tradicionalë të futbollit norvegjez. Edhe rivaliteti mes tyre është tradicional. Është një derbi, sepse Valerenga është e Oslos dhe Lilestrom gjendet në po në kryeqytetin norvegjez.

Në ndeshjen e fundit fitoi Lilestrom, favorit dhe përpara në klasifikim ndaj rivalëve, por një episod tjetër mori gjithë vëmendjen… Koreografia shokuese e tifozëve të Lilestrom.

Trajneri Geir Bakke luajti me skuadrën e tij, Valerengën, në fushën e ish-klubit, Lilestrom. Kur hyri në fushë, ai u vërshëllye, por më e keqja ishte një banderolë përtej limitive në shkallët e stadiumit, që u hap pak para pushimit.

Geir Bake. Gazeta Si, 23 tetor 2023

Kjo banderolë u hap mbi tunelin që të çon në dhomat e zhveshjes së stadimit. Ajo tregonte një njeri të vizatuar si një mi, të varur në litar dhe me një thes me para në duar. Për më tepër, tifozët e Lilestrom këndonin: "Pas ndeshjes do vdesësh”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë