Gazeta Si – Të enjten, gjatë stërvitjes ushtarake në Korenë e Jugut verior, një avion luftarak lëshoi aksidentalisht tetë bomba në një zonë të banuar nga civilë.
Nuk ka raportime për të vdekur: dihet se të paktën shtatë persona kanë mbetur të plagosur dhe nuk dihet sa e rëndë është situata e nuk ka informacione të sakta as për dëmet e shkaktuara.
Ushtria nuk tha se ku ndodhi saktësisht incidenti, për të cilin mediat koreano-jugore thanë se ndodhi në Pocheon, një qytet afër kufirit me Korenë e Veriut.
Avioni luftarak, një KF-16, ishte i angazhuar në stërvitjen e përbashkët ushtarake të Koresë së Jugut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës “Mburoja e Lirisë 2025” hodhi tetë bomba MK.82 jashtë zonës së caktuar.
Ushtria tha se do të ngrejë një komitet të posaçëm për të hetuar shkaqet e aksidentit dhe për të ekzaminuar saktësisht dëmet e shkaktuara nga bombat që hodhën, për të cilat kërkoi falje.
Gjithashtu, shtabi ushtarak bëri të ditur se do të japë dëmshpërblim për të prekurit nga aksidenti.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




