Ka ndodhur

Korçë / Tentoi të kalonte në kufi 6 emigrantë të jashtëligjshëm, arrestohet 18-vjeçari sirian

Një 18-vjeçar nga Siria ka rënë në prangat e policisë në Korçë. I riu ndihmonte emigrantë nga vendet e treta, që të kalonin ilegalisht në Shqipëri, nëpërmjet kufirit me Greqinë, me qëllim kalimin në Mal të Zi dhe më pas në vendet e BE-së.

Ai u kap në flagrancë gjatë natës, në fshatin Vidohovë, duke shoqëruar 6 egjiptianë dhe sirianë (4 prej të cilëve ishin të mitur).

M. H., 18 vjeç, akuzohet për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë