Ka ndodhur

Korçë/ Plagoset me thikë pas sherrit 28-vjeçari, dërgohet në spital! Autori me precedentë!

Nga Gazeta ‘Si’- Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë, pas vrasjes në Pirg të Maliqit ditën e djeshme të nxënësit të mitur.

Një plagosje me thikë raportohet se ka ndodhur në fshatin Dvoran. I riu i identifikuar si Ari Kodra, 28 vjeç, ka shkuar në reanimacionin e spitalit për ndihmë mjekësore, me dëmtime në trup.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti çasti, i cili ka degraduar në përdorimin e thikës. I plagosuri ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu i plagosur ka mbetur edhe autori i dyshuar, Aleks Qiqi, që është u dërgua në spital për mjekim dhe më pas Policia tha se e shoqëroi në Komisariat për hetime. 

Ai rezulton person me precedentë të theksuar kriminalë për falsifikim dhe drogë, në Shqipëri dhe Greqi. Qiqi sapo ishte liruar nga burgu, ku kishte vuajtur dënimin për drogë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë