Ka ndodhur

Korçë/ Përplasi për vdekje të moshuarën dhe u arratis, arrestohet 27-vjeçari

Nga Gazeta ‘Si’- Një 27-vjeçar është vënë në pranga nga Policia, pas një aksidenti tragjik që ndodhi pasditen e djeshme në aksin rrugor “Maliq-Korçë”.

I riu, i identifikuar si G. M., banues në Dërsnik, Korçë, akuzohet se përplasi për vdekje një 65-vjeçare dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 17:40 të ditës së djeshme.

Viktima, shtetasja S. Q., humbi jetën si pasojë e përplasjes, ndërsa drejtuesi i automjetit, në vend që të ndihmonte apo të qëndronte në vendin e aksidentit, u largua.

Gjatë kontrolleve, automjeti i përdorur në aksident u gjet i fshehur në garazhin e banesës së tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë