Ka ndodhur

Korçë, infermieri-hajdut mbetet në burg

Infermieri i Spitalit të Korçës, Nikolin Ciko, është lënë në burg. Ai u arrestua pak ditë më parë për vjedhje të medikamenteve dhe pajisjeve me vlerë mbi 10 milionë lek të vjetra, në farmacinë e spitalit të qytetit.

Barnat dhe pajisjet e vjedhura prej tij shërbenin për trajtimin e pacientëve me COVID-19 dhe me sëmundje tumorale.

Pas arrestimit, infermieri 46-vjeçar ka deklaruar edhe shkakun e kësaj vepre kriminale, duke thënë se kishte borxhe dhe kredi për të larë. Nikolin Ciko punonte si infermier në urgjencën e spitalit dhe kujdesej për pacientët e sëmurë me Covid 19.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë