Një 78-vjeçar është gjetur i pajetë nga policia në banesën e tij në lagjen 18 të Korçës. Ai jetonte i vetëm dhe dyshohet te ketë vdekur prej disa ditësh.
Era e rëndë që vinte nga shtëpia e të moshuarit ka vënë në lëvizje fqinjët, të cilët kanë njoftuar policinë. Nga hetimet paraprake dhe këqyrja e trupit, dyshohet që vdekja e 78-vjeçarit të ketë ardhur për shkaqe natyrore.
Disa ditë më parë, një rast i njëjtë u zbulua në Lezhë. Banorët e lagjes “Skënderbeg” u alarmuan nga era e rëndë që vinte nga një apartament. Pasi shkuan në vendin e ngjarjes, policia konfirmoi se një 56-vjeçar kishte ndërruar jetë në tualetin e apartamentit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




