Gazeta Si – Një 36-vjeçar u gjet i pajetë mbrëmjen e kësaj të mërkurë në Korçë në dhomën e banesës së marrë me qira, ku po qëndronte, në lagjen 12 të këtij qyteti.
Ka qenë punonjësja e mirëmbajtjes së banesës ajo që e ka gjetur të pajetë 36-vjeçarin me iniciale O.R.
Viktima mësohet se ishte nga Tirana dhe paraprakisht dyshohet se vdekja e tij ka ardhur për shkaqe natyrale.
Në vendin e ngjarjes ndodhet policia, e cila ka nisur punën për sqarimin e rrethanave të rastit.
“Në lagjen nr.12, Korcë, në një banesë të marrë me qira, është gjetur i pajetë nga punonjësja për mirëmbajtjen e banesës, shtetasi O. R. 36 vjeç, banues në Tiranë. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkaqe natyrale. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e shkakut të humbjes së jetës dhe për sqarimin e rrethanave të rastit“, tha policia në një njoftim për media.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




