Një 31-vjeçare nga Korça është gjetur pa shenja jeta nga familjarët e saj. Sipas informacionit paraprak të Policisë, e reja është gjetur në ambientet e hangarit të banesës, në fshatin Pulahë, dhe paraprakisht dyshohet se mund të ketë kryer vetëvrasje.
Nga këqyrja paraprake e trupit, nuk vërehen shenja dhune. Sakaq grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
“Më datë 02.10.2023, rreth orës 15:55, në fshatin Pulahë, Korçë, në hangarin e banesës, është gjetur nga familjarët e saj dyshohet e vetëvarur shtetasja E. A., rreth 31 vjeçe, banuese në Pulahë”, shkruhet në njoftimin e Policisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




