Gazeta Si - Gjykata e Korçës la në burg Bledar Duron, mësuesin e shkollës 9-vjeçare “Sotir Gura”, i cili ra në pranga pas denoncimit se ka ngacmuar seksualisht dy nxënëset e tij të mitura përmes mesazheve në aplikacionin whatsapp.
E pranishme në ambientet e gjykatës ishte edhe bashkëshortja e tij, e cila i ka dalë në mbrojtje duke thënë "se vajzat i ka ngacmuar nën efektin e alkoolit".
Avokati i mësuesit të arteve pamore, Kristi Koçibelli e ka konsideruar të pavlefshëm arrestimin në flagrancë të klientit të tij, ndërsa ka kërkuar një masë më të butë se ajo e arrestit në burg, kërkesë e cila nuk është marrë parasysh nga gjykata e cila ka pranuar kërkesën e akuzës për të lënë në qeli deri në përfundim të hetimeve 43-vjeçarin.
Mësuesi u shkruante në rrjetin social “WhatsApp” dy 14-vjeçareve pas shkolle. Mesazhet janë bërë të shpeshta dhe sipas burimeve kishin përmbajtje shumë të rëndë.
Kanë qenë vajzat që bashkë me prindërit i janë drejtuar komisariatit të policisë së Korçës për të denoncuar rastin, ku kanë nxjerrë edhe mesazhet që u dërgonte mësuesi, ndërsa Duro është pezulluar menjëherë nga detyra e tij si mësues i lëndës “Art Pamor”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.