Ka ndodhur

Korçë / Banesa përfshihet nga flakët, gruaja bie nga kati i 4 në tentativë për të shpëtuar

Gazeta Si - Një grua ka mbetur e plagosur rëndë këtë të enjte në Korçë, pasi në tentativë për t’i shpëtuar një zjarri në banesë, ka rënë nga kati i 4 në tentativë për të shpëtuar.

Ngjarje e rëndë në lagjen 10 të qytetit. Ballkoni i një apartamenti në katin 4 të një pallati është përfshirë nga flakët, ndërkohë që e zonja e shtëpisë është rrëzuar në përpjekje për të shpëtuar.

Gruaja ka dalë jashtë ballkonit dhe është përpjekur të mbahet tek kondicioneri i katit të tretë por ka shkarë dhe është rrëzuar.  Gruaja në gjendje të rëndë u transportua për në spital.

Aktualisht vendngjarje ndodhet policia, e cila po merret me verifikimin e ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë