Ka ndodhur

Korçë, arrestohet 33-vjeçari në kërkim për tentativë vrasje për hakmarrje

Gazeta Si – Një 33-vjeçar i shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje është arrestuar sot në Korçë. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, në datën 17 shtator kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për Daniel Hajron për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer për hakmarrje, mbetur në tentativë dhe “Plagosja e rëndë me dashje”.

Në 18 maj të vitit 2020, 33-vjeçari dyshohet se ka tentuar të vrasë me armë zjarri një person dhe ka plagosur rëndë një tjetër në një lokal të Gjermanisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë