Ka ndodhur

Korçë, adoleshenti plagos me sende të forta 34-vjeçarin pas një sherri

Gazeta Si – Një sherr me sende të forta ka ndodhur në Korçë në një lokal në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje, ku ka mbetur i plagosur një 34-vjeçar me iniciale D.K.

Policia tha se ai ka qenë në një lokal në lagjen nr.5 së bashku me vëllain e tij, kur u konfliktua me një 18-vjeçar me iniciale F.B.

Ky i fundit e goditi në kokë me sende të forta duke i shkaktuar dëmtime. I plagosuri u dërgua në spital për të marrë mjekim.

Ndërsa disa minuta më vonë, policia mundi të shoqëronte 18-vjeçarin si autor të dyshuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë