Ka ndodhur

Korçë, 58-vjeçari në ‘arrest shtëpie’ prodhonte sërish dokumente false në banesë

Gazeta Si - Artur Rakipi ishte arrestuar në korrik 2023 pasi banesën e tij e kishte kthyer në laborator të falsifikimi të pasaportave kanadeze, amerikane e vendeve të BE-së.

Me vendim gjykate ishte vendosur që të hetohej në masën e sigurisë 'arrest shtëpie'. E në këto kushte 58 vjeçari, Rakipi nuk e ka ndalur aktivitetin e falsifikimit të dokumenteve, përkundrazi, banesa e tij vijonte të ishte laboratori i pasaportave false greke.

Artur Rakipi u arrestua nga policia në kuadër të operacionit të koduar "The Counterfeiters 2”.

"Në bazë të dyshimeve se ky shtetas, i cili u arrestua në vitin 2023, bashkë me 2 shtetas të tjerë, gjatë operacionit të koduar “The Counterfeiters” vijonte të ushtronte veprimtarinë e falsifikimit të dokumenteve, u ushtrua kontroll në banesën e tij. Gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale disa pasaporta greke, pajisje kompjuterike, makineri prodhimi dhe falsifikimi, celularë dhe një shumë eurosh", - njofton policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë