Ka ndodhur

Korçë, 56-vjeçari godet me shkelm në bark partneren shtatzënë duke i shkaktuar abort

Gazeta Si – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maliq të Korçës, ku policia njofton se ka arrestuar një 56-vjeçar, i cili ka dhunuar bashkëjetuesen e tij, e cila ishte shtatzënë, duke i shkaktuar abort.

I arrestuari, i identifikuar si Arif Myftarago, ka dhunuar barbarisht me shkelma në bark bashkëjetuesen, e cila ishte 2-muajshe shtatzënë.

E reja ndodhet në maternitetin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve, pas humbjes së fëmijës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë