Nga Gazeta ‘Si’- Një 40-vjeçar është plagosur me thikë mbrëmjen e kësaj të marte në qendër të qytetit të Korçës.
40-vjeçari i identifikuar si Ergys Shtylla ndodhet aktualisht në reanimacion. Sipas informacioneve, mësohet se të plagosurin e kanë çuar në spital me mjet privat ndërsa raportohet se nuk ka gjurmë pranë vendit të ngjarjes.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes.
Policia është në kërkim të autorit dhe po punon për identifikimin e tij. Gjithashtu policia po sekuestron kamerat e sigurisë që ndodhen në lokalet pranë vendit ku ka ndodhur plagosja.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




