Gazeta Si – Një i ri është arrestuar këtë të enjte në Korçë, për armëmbajtje pa leje. Por kur policët i shkuan në banesë për t’i sekuestruar armën dhe arrestuar, 26-vjeçari me inicialet R.L., i kërcënoi ata me jetë.
Megjithatë efektivët arritën ta neutralizojnë dhe të riut iu sekustrua arma e zjarrit, të cilën e kishte me fishek në fole gati për qitje.
Ai mbante në banesë armë zjarri pa leje me fishek në fole gati për qitje, e cila është sekuestruar nga efektivët që ndërhynë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)


