Gazeta Si – Një 14-vjeçar është transportuar nga Korça në spitalin e Traumës, pasi mbeti i plagosur mbrëmjen e të dielës pas një konflikti me disa bashkëmoshatarë.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në lagjen 12 të Korçës. Mësohet se i mituri është dëmtuar me mjete të forta në kokë, ndërkohë disa të rinj po merren në pyetje në komisariat.
Gjatë një konflikti të çastit, dyshohet se i mituri me bashkëmoshatarë të tjerë, është dëmtuar në kokë me mjete të fortas.
Në ambientet e Komisariatit ndodhen të shoqëruar disa persona të cilët po merren në pyetje. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi dje policia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



