Gazeta Si - Qarku i Korçës është përfshirë natës nga reshje shiu dhe dëbore me intensitet të ulët.
Temperaturat janë regjistruar në vlerat -1 gradë deri +2 gradë. Në akset rrugore nacionale dhe turistike, nuk ka pasur probleme dimërore në rrugë.
Në rrugën e Dardhës u krye kripësja pjesore në pjesën e rrugës km 8 - km 13 në mënyrë që të mos rrëshqasin makinat.
Prej ditës së djeshme, edhe verilindja është përfshirë nga një mot i paqëndrueshme, reshje shiu e dëbore. Gjatë natës në lartësitë 800 metra mbi nivelin e detit reshjet e dëborës arritën deri në 20 cm.
Në njësitë administrative Shishtavec, Topojan, Zapod, Bushtricë, Grykecaje, Tropojë e Vjetër, Margegaj, Lekbibaj, Bytyç e Gjinaj reshjet e dëborës të shoqëruara dhe me erëra të forta krijuan probleme në disa akse të rrugëve rurale dhe ato që lidhin qendrat e njësive me rrugët nacionale.
Në disa fshatra të këtyre njësive u ndërpre energjia elektrike. Kompanitë sipërmarrëse për mirëmbajtjen e rrugëve nisën punën për pastrimin dhe rivendosjen e qarkullimit në akset Kukës- Shishtavec, Kukës- Peshkopi dhe rrugët rurale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.