Teknologji dhe Inovacion

Korça të ngrohet pa dru – Ide për ta furnizuar qytetin me gazin e TAP-it

burre mushke, dru zjarri, ftohete, temperaturat, lejmet, gazeta si

Agjencia për Efiçencën e Energjisë ka vendosur të kryej një studim për të parë nëse në Korçë ka leverdi për ndërtimin e  një  sinstemi ngrohje me gaz dhe jo me lëndë drusore.

Qyteti i Korçës ndodhet në lindje të territorit të Shqipërisë dhe i përket zonës C (zona e ftohtë), sipas përcaktimit dhe ndarjes së territorit në 3 zona.

Para viteve ’90, ngrohja në pjesën më të madhe të qytetit realizohej me ngrohje qëndrore me kalorifer duke shfrytëzuar nxehtësinë termike të prodhuar nga TEC-i i qytetit, dhe pjesa tjetër e qytetit ngrohej me dru dhe qymyr.

Qyteti i Korçës i mbuluar nga dëbora

Pas viteve ’90 me daljen jashtë funksionit të aktivitetit të industrisë  dhe të HEC-it ngrohja e banesave fillimisht realizohej me dru dhe më vonë në mënyrë graduale filloi përdorimi dhe vendosja e pajisjeve FanCoil, (kondicionerë individual) duke shfrytëzuar energjinë elektrike të marrë nga rrjeti qendror.

“Ngrohja e banesave me sistemin FanCoil (individual) në shumë raste ka rezultuar jo efikase për arsye të cilësisë së dobët të pajisjeve të përdorura, duke dhënë rendiment të ulët gjatë periudhës së ngrohjes në dimër dhe shpeshherë dhe mosfunksionim të pajisjeve gjatë periudhave të ftohta nën zero gradë, ndërsa ngrohja tradicionale me dru përveç rendimentit të ulët në ngrohje shkakton prodhimin e gazrave CO2, ndotje të lartë të ajrit, si dhe prerje dhe dëmtim masiv të pyjeve.

Pavarësisht se ekziston një moratorium i vendosur nga qeveria i cili ndalon ushtrimin e veprimtarisë së shfrytëzimit të lëndës drusore në fondin pyjor publik dhe privat, një pjesë e konsiderueshme e ngrohjes në qytetin e Korçës realizohet me lëndë drusore. Pavarësisht rritjes së çmimit të lëndës drusore përsëri kërkesa për përdorimin e druve të zjarrit për ngrohje hapësirash, gatim dhe ujë të ngrohtë sanitar mbetet e lartë”-thuhet në rezymen e e Agjencisë e cila ka nisur  proceduart për tenderimin e këtij studimi leverdisshmërie.

Agjencia thotë se “objektivi i projektit është diversifikimi dhe gjetja e mundësive të reja për ngrohjen në sektorin e ndërtesave ekzistuese e të reja (publike apo private) gjatë periudhës së dimrit, me qëllim zvogëlimin e emetimit të CO2 si dhe uljen e kostove për ngrohje. Pesha e konsumit fundor të energjisë që konsumohet nga sektori i banesave është i konsiderueshëm.”.

Harta e gjurmës nëpër vendet ku kalon gazjellësi TAP

Ideja e  Agjencisë është që studimi të marr në kosideratë faktin që Shqipëria është pjesë korridorit Trans Adriatic Pipeline. “Aplikuesit sipas Agnejcisë duhet të marrin në konsideratë këtë mundësi si dhe të shohin mundësi të tjera alternative për prodhimin e energjisë si biomasa, panelet fotovoltaike diellore për prodhim energjie/ujë të ngrohtë sanitar, nga burimet eolike etj” shkruhet më tej në dokumentet e tenderit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë