Ka ndodhur

Kontrolle nga ajri në Shkodër, asgjësohen 14 mijë fidanë dhe bimë kanabisi (Foto)

Gazeta Si – Më shumë se 14 mijë bimë kanabisi janë asgjësuar në qarkun e Shkodrës në një operacion të quajtur “Territor i pastër” i nisur prej disa ditësh.

Policia thotë se ka kryer kontrolle nga ajri dhe toka, me ndihmën e helikopterit të Forcave Ajrore të Ministrisë së Mbrojtjes.

Ndërkaq, në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës po kryhen hetime për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorët e këtyre rasteve.

Gjatë kontrollit nga ajri përmes monitorimit me dron dhe me mbështetjen e helikopterit të Forcave Ajrore të Ministrisë së Mbrojtjes janë zbuluar 4 parcela me kanabis si dhe janë asgjësuar 14 209 fidanë bën të ditur policia.

Konkrestisht
-shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër dhe të Stacionit të Policisë Theth gjetën në territorin e njësisë administrative Shalë dhe asgjësuan 10 777 bimë dhe fidanë cannabisi;

-shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe gjetën në territorin e njësisë administrative Kelmend dhe asgjësuan 2464 bimë cannabisi;

-shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë gjetën në territorin e njësisë administrative Qelzë dhe asgjësuan 193 bimë cannabisi

Megaaoperacioni do të vijojë nga ajri dhe nga toka. Ndërkaq, në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës po kryhen hetime për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorët e këtyre rasteve, informon policia e Shkodrës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë