Ka ndodhur

Kontrolle nëpër lokale dhe automjete gjatë natës në Peqin, disa të shoqëruar

Gazeta Si – Gjatë orëve të vona të natës, pothuajse në të gjitha lokalet dhe automjetet që qarkullonin në rrugët e qytetit Peqinit janë ushtruar kontrolle të imtësisshme nga policia.

Sipas burimeve paraprake, këto kontrolle kanë pasur si qëllim kapjen e personave që mbajnë me armë zjarri pa leje dhe që shpërndajnë lëndë narkotike.

Në fokus të kontrolleve, ishte edhe kapja e atyre personave të cilët janë të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Burime jo zyrtare bënë me dije se kohët e fundit në Peqin janë shtuar kontrollet që synojnë identifikimin dhe kapjen e personave që kanë probleme me ligjin.

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga policia natën e të martës ka patur edhe kundërshtime të pronarëve të lokaleve si edhe të qytetarëve të ndryshëm për mënyrën sesi ka vepruar policia.

Disa persona ndërkaq janë shoqëruar për verifikim në Komisariatin e Policisë së Peqinit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë