Taksa

Kontrolle në terren për masat tatimore. DPT: Mos i anashkaloni detyrimet

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar se ka nisur puna në terren me kontrollet mbi zbatimin e masave tatimore për bizneset.

Plani DPT-së synon informimin, ndërgjegjësimin dhe sensibilizimin e tatimpaguesve që ushtrojnë aktivitet në zonat turistike, në mbarë vendin, në sektorin e veprimtarive të turizmit (bar, restorant, hoteleri etj) për zbatimin me korrektësi të legjislacionit tatimor, si dhe rritjen e nivelit të vetëdeklarimit dhe pagesës së detyrimeve tatimore.

Administrata Tatimore u ka bërë thirrje bizneseve tatimpaguese që operojnë në sektorin turistik të plotësojnë detyrimet e tyre tatimore, ndonëse shumë biznese kanë përfituar lehtësira fiskale nga programet qeveritare.

DPT-ja do të monitorojë gjatë sezonit veror, bizneset lidhur me:

  •  Respektimin e detyrimit për regjistrim në QKB dhe në Administratën Tatimore.
  • Respektimin e detyrimit për dokumentimin e mallrave gjendje apo në transport.
  • Respektimin e detyrimit për të lëshuar kupon tatimor apo faturë tatimore për çdo transaksion që tatimpaguesi kryen me klientët e tij.
  • Respektimin e detyrimit për të regjistruar të gjithë punonjësit e angazhuar në biznes me kohë të plotë apo të pjesshëm.
  • Respektimin e detyrimit për të mos lëshuar fatura me printera jo fiskalë.
  • Respektimin e detyrimit për t’u regjistruar për përgjegjësinë tatimore TVSH nëse plotësohen kriteret.
  • Respektimin e detyrimit për të afishuar çmimet e shitjes së mallrave apo të shërbimeve të ofruara.

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë