Ka ndodhur

Kontrolle anti-kanabis në Vlorë në zonat pyjore

Gazeta Si – Policia e Vlorës ka nisur një aksion anti-kanabis mëngjesin e të hënës.

Me dhjetëra punonjës të policisë kufitare dhe asaj vendore janë aktualisht duke kryer kontrolle në terren.

Mësohet se kontrollet janë fokusuar në  zonat pyjore, në Njësinë Administrative Novoselë si dhe ne disa fshatra të lumit të Vlorës. 

Kontrolle të këtij niveli ka pasur edhe javën e shkuar në Divjakë dhe Velipojë.

Në këtë të fundit, policia sekuestroi qindra bimë narkotike kanabis sativa, por dy kultivuesit nuk arriti t’i kapte.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë