Gazeta Si – UEFA dhe ECA kanë mbyllur një marrëveshje me shifra marramendëse me ‘Paramount’ e ‘Cbs’ për kupën e re, që debuton në vitin 2024. Vlera për kë kontratë është sa dyfishi i asaj të fundit.
Parashikimi për të ardhurat e Championsit të ri, që debuton në trevjeçarin 2024-27, ishte 5 miliardë, por shifrat me siguri do të rishihen për t’u rritur. UEFA dhe ECA kanë firmosur një akord të pasur për shitjen e të drejtës televizive të turneut.

Shifrat nuk janë zyrtarizuar ende, por duhet të jenë më shumë se 1.5 miliardë euro për 6 vjet (deri në 2030-ën). Kontrata e fundit ka qenë sa gjysma e kësaj shifre.
Kanë qenë ‘Paramount’ dhe ‘Cbs’ që kanë siguruar të drejtën televizive, duke parakaluar ‘Amazon’. Duhet shitur ndërkohë edhe e drejta në gjuhën spanjolle, një tjetër kontratë që pritet të sjellë të paktën edhe një gjysmë milioni të ardhura.
Finalja e 2022-shit në Ligën e Kampionëve mes Real Madridit dhe Liverpulit pati rreth 3 milionë telespektatorë. Sigurisht, një tjetër goditje për ambiciet e Superligës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




