Politike

Kontratë me ish-këshilltarin e Trump, Berisha 6 milionë dollarë lobimi në SHBA

Dy javë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Departamenti Amerikan i Drejtësinë bën publike kontratën e lobimit të Partisë Demokratike. Akti flet për një marrëveshje 24-mujorshe me një vlerë totale prej 6 milionë dollarësh ku në për çdo muaj deri në prill të 2027, kundrejt kësaj kompanie do të disbursohen 250 mijë dollarë.

Firmosja në emër të amerikanëve është bërë nga Carlos Trujillo, ish-këshilltar i presidentit Donald Trump, por emri tjetër më i rëndësishëm, është ai i Katie Ëiles, vajza e Susie Ëiles. Kjo e fundit mban detyrën e shefes së kabinetit të Donald Trump, ish-bashkëpunëtore e ngushtë me Chris LaCivitan.

Sipas marrëveshjes, kompania do të ndihmojë në krijimin e kontakteve me zyrtarë të qeverisë dhe Kongresit amerikan, do të promovojë kauza si lufta kundër korrupsionit dhe reformat qeveritare në përputhje me interesat SHBA-Shqipëri, si dhe do të angazhohet në çështje strategjike ligjore në emër të PD-së dhe koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.

“Aktivitetet mund të përfshijnë lobim, përgatitje dhe shpërndarje të materialeve informuese, si dhe angazhim me vendimmarrësit politikë amerikanë”, thuhet në kontratën e nënshkruar.

Pas këtij lajmi ka reaguar edhe Partia Demokratike, duke thënë se të gjithë dollarët janë donacion nga komuniteti shqiptar në SHBA.

“Kontributi financiar për realizimin e këtij qëllimi është marrë përsipër 100% nga patriotë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë prej dekadash në SHBA, si dhe nga demokratë të tjerë të larguar nga Shqipëria gjatë këtyre 10 viteve për shkak të regjimit të Edi Ramës”, thuhet në njoftim.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë