Një kontratë ëndrrash në kohët e Koronavirusit dhe të një krize ekonomike të thellë. Ylli i Nfl-së (futbollit amerikan), Patrik Mahomes, ka firmosur me “Chiefs” të Kansas Sitit një kontratë për shifrën astronomike të 503 milionë dollarëve për 10 vjet, që do të thotë 450 milionë euro.
Kjo është kontrata më e lartë e firmosur në sportet ekipore në Amerikën e Veriut dhe e sportit në përgjithësi. Me këtë akord, lojtari është i lidhur me “Chiefs” deri në vitin 2031. Mahomes, 25 vjeç, u shpall lojtari më i mirë i “SuperBowl”. Ai e udhëhoqi Kansas Sitin drejt fitores së parë në kampionat pas 50 vjetësh, një sukses i jashtëzakonshëm 31-20 kundër San Fransiskos.
Mohames, tashmë sportisti më i paguar, u shpall lojtari më i mirë i futbollit amerikan në vitin 2018, në sezonin e tij të parë të plotë në kampionat. "Është një lidër i jashtëzakonshëm dhe jam krenar që do të jetë pjesë e “Chiefs” për shumë vite", - ka deklaruar Klark Hant, presidenti dhe administratori i deleguar i klubit. Mjaft i qartë edhe komenti i menaxherit të Mahomes, Kris Kabot: "Lojtari i parë në historinë e sportit që fiton gjysmë miliardi, kontrata më e lartë në historinë e të gjitha sporteve".
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.