Nga Gazeta Si- Eurovision është konkurrues dhe përjetësisht kontravers. Është qesharak, siç do të dëshmojnë ndjekësit me përvojë, sipas CNN, që gjithashtu e cilëson një festival ‘me zemër’ dhe plot talente mahnitëse.
“Dhe është i gjatë, është jashtëzakonisht i gjatë. 26 vende garojnë në një finale 4-orëshe”, shkruan CNN.
Rob Picheta, gazetari që prej 7 vitesh mbulon Eurovizionin, me ndihmën e fituesit të vitit të kaluar, Nemo, ka renditur 26 këngët e këtij viti, ku në vend të parë kanë lënë Shqipërinë, për performancën e veçantë dhe dyshen unike.
“Një zotëri serioz tullac dhe një këngëtare që duket se është përfshirë në një ose dy kulte është çifti më i papritur i Eurovisionit”, shkruan Picheta, duke shtuar se ata këndojnë për një oaz, ku “nuk ka ambulancë në rrugë dhe askush nuk të flet me arrogancë”(pjesë e tekstit të këngës).
Dhe ata duhet të jenë fansa të mëdhenj të Eurovisionit, apo jo? “Jo, aspak”, thotë Beatriçe Gjergji për CNN. “Nuk është lloji ynë i muzikës.”
“Sinqerisht, kontrasti i tyre është një aset: nuk ka asgjë tjetër si kjo performancë, dhe si rezultat ata po marrin vëmendjen e merituar nga fansat”, thotë Picheta ndërkohë që Beatriçe shton se “Nëse besoni në llojin e muzikës që doni, ndoshta diçka mund të ndodhë”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.