Ngjarje

Kontrabandoi 14 shqiptarë drejt Britanisë në një kamion bagëtish, arrestohet shoferi irlandez

Një shofer kamioni është arrestuar nga autoritetet britanike, pasi kontabandoi 14 shtetas shqiptare në një kamion që përdoret për të transportuar bagëti.

Mediat raportojnë se Patrick McKinney 23 vjeç, u arrestua pasi policët kufitarë ndaluan një kamion në terminalin e trageteve në Loch Ryan në Dumfries dhe Galloway të mërkurën, 11 dhjetor.

Irlandezi McKinney u arrestua pasi dyshohet se ka lehtësuar hyrjen e paligjshme të 14 shtetasve shqiptarë të fshehur në një kamion bagëtish në kushte të pasigurta.

Zyra e Brendshme tha se hetimet janë ende në vazhdim.

Drejtuesi i Hetimeve Kriminale dhe Financiare të Zyrës së Brendshme, Anthony Hilton tha: “Hetimi ynë mbetet në vazhdim. Ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të qenë para kontrabandistëve të njerëzve që shfrytëzojnë kufijtë tanë dhe vënë në rrezik jetën e njerëzve të dëshpëruar për përfitime financiare.”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë