Ka ndodhur

Kontrabandë mallrash nga Maqedonia e Veriut, pranga tregtarit nga Peshkopia

Një 38-vjeçar me inicialet E.Sh., 38 vjeç, është kapur në flagrancë nga policia, duke transportuar mallra të ndryshme kontrabandë nga Maqedonia e Veriut, me qëllim tregtimin e tyre në marketin e tij.

Policia ka ushtruar edhe një kontroll në marketin e tij në Peshkopi, ku u gjetën sërish mallra të ndryshme të pa shoqëruara me dokument përkatës, të cilat dyshohet se kanë hyrë kontrabandë.

Në magazinat e bllokuara janë sekuestruar pakon e mallrave kontrabandë, pa faturë fiskale, që prite të hapen të gjitha nga hetuesit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë