Politike

Konte në Tiranë: Do të punoj me liderët e tjerë të BE për negociatat

Në vizitën e tij të parë në Shqipëri, kryeministrin italian Xhuzepe Conte është zotuar se Roma do të bëjë gjithçka që ka në dorë për të ndihmuar Shqipërinë të marrë dritën jeshile për negociatat. Në një konferencë për shtyp me homologun shqiptar Edi Ramën, ai deklaroi se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut meritojnë hapjen e negociatave me BE-në dhe theksoi se vizita e tij sot në Tiranë nuk ishte rastësi.

“Do të mbështes çeljen e negociatave për Shqipërinë. Në interes jo vetëm të Italisë dhe Shqipërisë por edhe Europës. Shqipëria është në një fazë kyçe, i kërkohet përmbushja e reformave. institucionet të vazhdojnë reformat. Nëse shtyhet do të kemi një zbehje të kësaj dëshirë. Rama më konfirmoi që është i vendosur që të vijojë në këtë rrugëtim”, tha Conte.

I pyetur se si do ta mbështeste Shqipërinë ai tha se: Une e kam thënë Italia do të bëjë çfarë është e mundur për negociatat, më duket kjo rruga më e përshtatshme një perspektivë konkrete. Është një sfidë shumë madhe, por është e qartë se duhet të merren masa kontrete për mundësinë e realizimit të kësaj rrugë dhe të ndërmerren disa reforma. Por mendoj se Tirana dhe Shkupi e kanë merituar. Unë do të punoj me drejtuesit e tjerë europian që t’i japin Shqipërisë një mundësi”.

Kreu i qeverisë së vendit fqinj i bëri po ashtu po thirrje kryeministrit Rama t’i propozojë opozitës një platformë për zgjidhjen e krizës.

Maxhoranca dhe opozita kanë interes që të zgjidhin këtë krizë. Mazhoranca të jap një platformë për të zgjidhur krizën”, u shpreh Konte duke u ndalur edhe tek reformat,"Populli është shprehur pro anëtarësimit në BE, dhe kjo përbën një tjetër shtysë. Rama më konfirmoi se është i vendosur që të vijojë në këtë rrugëtim, në realizimin e reformave, kryesisht të Reformës në Drejtësi. Një pjesë e bisedës sonë u ndal te bashkëpunimi më i thelluar në luftën ndaj kriminalitetit dhe trafiqeve të paligjshme" deklaroi kryeministri italian.

Si profesor universiteti, ia tha se kishte patur rastin të njihte studentë shqiptar duke thënë se kishte krijuar një mendim tejet pozitiv për shqiptarët si qytetarë që integrohen më së miri në jetën italiane.

“Edhe dashuria që këta studente dhe të rinjtë shqiptarë kanë ushqyer ndaj Italisë, na bën të lumtur”, tha ai.

Rama u shpreh nga ana tjetër se Italia dhe qeveria italiane duhen falënderuar, pasi kanë dhënë një mbështetje të vazhdueshme për integrim të vendit në BE.

“Pa diskutim që vizita e Kontes është në kuadër të një javë shumë të rëndësishme të BE dhe Shqipërisë. Dua ta falënderoj kryeministrin që në koherencë të plotë, për asnjë moment nuk është lëkundur në mbështetjen ndaj Shqipërisë në perspektivën e këtij rajoni në BE. Përtej faktit që Shqipëria dhe Maqedonia i kanë kryer detyrat e tyre. Është në interesin tonë dhe të tyre që ky proces të shkojë para. Ne nuk jemi këtu se na e kërkon Berlini, apo Parisi por sepse na e kërkon e ardhmja sepse ndërtojmë një shtet të së drejtës”, tha Rama.

Në kohën kur sinjalet nga BE-ja nuk duket tejet pozitive, Rama u pyet nga nja gazetar italian se çfarë priste nga unioni evropian. Kryeministri shqiptar deklaroi sërish se dielli do të lindë sërish, duke theksuar se shqiptarët janë në një histori dashurie me Europën,

“Është një marrëdhënie e fortë që ka një prejardhje të hershme. Ka shumë prej tyre që ushtrojnë pyetjen se si ka mundësinë që këta shqiptarë janë të tërhequr nga Europa. Për në Europa është ajo që është. Vijmë nga një epokë e largët në kohë. Ishim Korea e Veriut të Europës. Përjetuam luftën. Historia nuk është film bardh e zi. Si anglezët që shohin Churchil bardhë e zi. Por ëndrra për ta parë Shqipërinë në vend të ligjit dhe të së drejtës. Nuk po kërkojmë një dhuratë, as lëmoshë por atë që na përket. Jo për t’u shëndrruar në anëtarë por për të çelur negociatat. Në përsëritje të të njëjtës histori, sepse do të ketë gjithmonë një kjo e ajo për krijimin e një alibie. Është e qartë që shumë prej vendeve do të kishin të njëjtin problem. I thashë edhe sot qytetarëve se më 19 dielli do të nisë sërish. Jeta është e bukur, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë