Gazeta Si – Te Juventusi mbetet e nxehtë pista e Zaniolos, por tani në klubin bardhezi duhet të ruhen edhe nga një ‘armik’ tjetër. Ai është ish-trajneri i tyre, Antonio Konte, i cili po punon për të marrë te Totenhemi futbollistin italian.
Sipas ‘Tuttosport’, Totenhemi është i interesuar seriozisht për Zaniolon. Madje, kuotat për kalimin e tij te klubi londinez janë rritur ndjeshëm orët e fundit, pas kontakteve të disa ditëve më parë. Konte e do me çdo kusht lojtarin.

Për momentin nuk ka lëvizje zyrtare, por duket se gjithçka do të varet nga lojtarët në dalje te dy klubeve. Ai që mes Juventusit dhe Totenhemit do të lirohet më parë nga disa lojtarë që kanë dalë jashtë planeve, mund të bëjë sulmin përfundimtar për Zaniolon.
Artur është një nga ata që mund të sjellë të ardhura për klubin torinez. Ai nuk ka shkuar me ekipin në Amerikë, pasi kërkon të sistemohet në një klub tjetër. ‘Daily Express’ shkruan se po bisedohet mes Juventusit dhe Arsenalit për huazimin e brazilianit. Lojtari do të transferohej me qejf në Premier Ligë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




