Futboll

Konte bën pazar tek Interi, kërkon 4 kampionët e tij te Totenhemi

Pas zyrtarizmit si trjneri i ri i Totenhemit, Antonio Konte ka nisur punën për skuadrën që dëshiron të ketë dhe në këtë pikë gjithë vëmendjen e merr lista e lojtarëve që italiani u ka kërkuar pronarëve të klubit londienez para se të firmoste kontratën.

Interi është natyrisht skuadra ku Konte synon të bëjë pazar për të forcuar Totenhemin. Ai u shpall kampion me zikaltrit dhe kërkon që 4 nga titullarët e Interit t’i ketë sërish nën urdhrat e tij në Premier Ligë. Sipas “Tuttosport”, 4 lojtarët e preferuar të Kontes janë Marselo Brozoviç, Stefan De Vrij, Nikolo Barela dhe Lautaro Martinez. Lojtarë që do të përforconin të tre repartet e Totenhemit.

Brozoviç dhe Barela. Gazeta Si, 2 nentor 2021

Do të jetë e vështirë, pa dyshim. Lautaro Martinez sapo ka rinovuar me Interin dhe ka më pak gjasa të largohet. Më e lehtë mund të jetë për Brozoviç, i cili ende nuk e ka firmosur rinovimin dhe Konte mund ta joshë me një kontratë më të mirë financiare.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë