Ka ndodhur

Konsumoi një sasi tabletash, transportohet me helikopter drejt Tiranës 12-vjeçarja nga Delvina

Një vajzë 12-vjeçare është transportuar me helikopter nga Delvina në Tiranë, pasi ka konsumuar një sasi tabletash.

E mitura u transportua nga familjarët në spitalin e Sarandës dhe ka qenë vetë ajo që ka pohuar se kishte konsumuar nga ilaçet që i përdorte një pjesëtar i familjes.

Sipas bluzave të bardha dyshohet që 12 vjeçarja ka konsumuar Deparkin që përdoret nga persona me parkinson.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë