Ka ndodhur

Konsumoi një sasi ilaçesh antidepresive, humb jetën 43-vjeçarja në Klos

Gazeta Si – Një 43-vjeçare ka humbur jetën në Klos, si pasojë e konsumimit të një mbidoze medikamentesh antidepresive.

Policia tha se shtetësja me iniciale V.Z., dyshohet se konsumoi një sasi të konsiderueshme medikamentesh mjekësore antidepresiv në orët e para të mëngjesit të sotëm në banesën e saj.

43-vjeçarja, u transportua për mjekim në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në gjendje të rëndë shëndetësore, ku më pas ka ndërruar jetë.

Ngjarja dyshohet si vetëvrasje, megjithatë grupi hetimor ka nisur hetimin për rastin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë