Ekonomi

Konsumatorët shqiptarë s’janë optimistë për ekonominë. Bizneset presin rritje çmimesh

Nga Gazeta ‘SI’ – Besimi në ekonomi ra me 0.8 pikë gjatë muajit prill, raporton Banka e Shqipërisë.

Për industrinë, besimi në ekonomi u tkurr me 6.7 pikë përqindje për shkak të një rënie të kërkesës në trgeun e brendshëm dhe të huaj. Në terma të pritjeve për të ardhmen, bizneseve të këtij sektori presin punësim në rritje dhe çmime në rënie.

Besimi i konsumatorëve në ekonomi ra me 1.3 pikë përqindje gjatë prillit. Kjo u ndikua nga pritjet për përkeqësim të ekonomisë, situatës financiare dhe blerjet në shhma të mëdha. Pritjet për nivelin e përgjithshëm të çmimeve dhe punësimin në të ardhmen janë rishikuar lehtësisht për poshtë.

Për ndërtuesit, besimi në ekonomi u rrit me 1.3 pikë përqindje, ndikuar nga një rritje e kërkesës dhe pritjet për rritje të punësimit e çmimeve.

Treguesi i besimit në shërbime u rrit lehtësisht me 0.5 pikë përqindje. Pritjet e bizneseve për punësimin dhe çmimet në të ardhmen janë gjithashtu me rritje. Treguesi i besimit në tregti ka shënuar rritje me rreth 0.8 pikë përqindje, ndikuar kryesisht nga vlerësime optimiste për punësimin në të ardhmen. Gjithashtu, pritjet e tyre për ecurinë e biznesit dhe ato për çmimet në të ardhmen kanë regjistruar rritje këtë muaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë