Ekonomi

Konsumatorët dhe shërbimet shprehin pesimizëm për ekonominë. Ndërtuesit mbeten optimistë

Nga Gazeta ‘SI’ –Besimi në ekonomi ra me 2.2 pikë në muajin qershor, ndikuar nga një dobësim në të gjithë sektorët, përveç atij të ndërtimit.

Banka e Shqipërisë, tregon se rënia më e madhe e besimit ishte në sektorin e shërbimit, me 5 pikë përqindje, ndikuar nga pritshmëritë më pak optimiste për të ardhmen dhe kërkesën. Punësimi pritet të bie, ndërsa çmimet të ngrihen.

Besimi në industri ra me 2.3 pikë përqindje ndikuar nga një rënie e kërkesës për eksport. Pritet rënie e punësimit, ndërsa çmimet mbeten të njëjta.

Në tregti, nuk pati ndryshime. Bizneset e këtij sektori presin rënie të nivelit të punësimit dhe çmimeve.

As për konsumatorët nuk pati ndryshim treguesi i besimit, por ata shprehen jo fort optimistë për situatën financiare dhe blerjet e mëdha. Konsumatorët presin rritje çmimesh.

Ndërtimi rezulton i vetmi sektor që ka dhënë sinjale pozitive për muajin qershor, me një rritje 1.6 pikë përqind të besimit. Kjo është ndikuar nga rritja e aktivitetit dhe kërkesës. Pritjet për çmimet dhe për punësimin në të ardhmen janë vlerësuar me rënie


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë