Treg

Konkurrenca s’gjen shkelje te kompanitë e bulmetit: Çmimin e qumështit e rritën fermerët!

Nga Gazeta 'SI' - Autoriteti i Konkurrencës ka mbyllur hetimin për ndërmarrjet e përpunimit dhe grumbullimit të qumështit ku thekson se nuk gjeti..

Hetimi ishte për ndërmarrjet Erzeni SHPK, Gjirofarma SHA, ADG SHPK (Lufra), SHAKA Boboshticë SHPK në tregun e prodhimit dhe tregtimit me shumicë të nënprodukteve të qumështit (djathë dhe gjalpë)”.

Gjatë periudhës së hetimit pas analizimit të të dhënave të shumta u konstatua se tregu nuk ka barriera për hyrjen e ndërmarrjeve të reja dhe se asnjë kompani nuk ka pozitë dominuese, dyshimi kryesor mbi të cilin AK nisi hetimin.

Konkurrenca thotë se në hetimin e saj gjeti se këto kompani përdorin shumë pak ose fare qumështin pluhur.

Edhe në dyshimet për rritjen abuzive të çmimeve, Konkurrenca thotë se janë rritur nga fermerët. “Sipas fermerëve arsyet e rritjes së çmimit të qumështit janë: rritja e kostos së bazës ushqimore të bagëtive; zvogëlimi i numrit të krerëve, e cila konfirmohet dhe nga statistikat e INSTAT, sepse ka rënë numri i krerëve që mbarështohen në vendin tonë; rritja e çmimit të plastikës (ambalazhi), karburantit, gazit dhe energjisë elektrike.”, thotë AK.

Konkurrenca vendosi të ndërmarrë nismën për krijimin e një baze të dhënash për monitorimin e çmimeve me pakicë të produkteve të shportës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë