Treg

Konkurrenca do të monitorojë çmimet e ushqimeve të shportës gjatë fundvitit me dyshime për rritje artificiale

Autoriteti i Konkurrencës ka nisur një hetim të posaçëm për shportën ushqimore gjatë fundvitit.

Sipas njoftimit të institucionit, qëllimi i këtij hetimi është parandalimi dhe penalizimi i atyre ndërmarrjeve tregtare të cilat abuzojnë me çmimet në shkelje të ligjit.

Autoriteti i Konkurrencës paralajmëron se do të identifikojë dhe ndëshkojë çdo fenomen të mundshëm të ngritjes artificiale të çmimeve që mund të shkaktohet nga praktikat jo të drejta të konkurrencës.

Shkelje e ligjit të konkurrencës, përbën kundërvajtje administrative dhe sanksionohet me gjobë, në masën deri në 10 për qind të xhiros së vitit financiar paraardhës të ndërmarrjeve të përfshira në marrëveshje të paligjshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë