Nga Gazeta 'Si'-Kryeparlamentari i Kosovës Galuk Konjufca, tha se deklaratat e kryeministrit Albin Kurti ditë më parë nuk kanë qenë akuza, por konstatime për mënyrën e punës së emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak.
Fakti që Lajçak insiston në themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe por jo paralelisht në njohjen reciproke, është sipas tij tregues që ai mba anën e Serbisë.
"Tani Lajçak po thotë që aty është vetëm Asociacioni. Njohja i përket Serbisë kur do ajo, do të thotë ky është pozicion i Serbisë. Mua nuk më duket kjo e drejtpeshuar fare. Është devijim prej idesë origjinale. Ideja origjinale është nuk ka Asociacion pa njohje. Nuk mundesh Asociacion me marr edhe me heq prej idesë se njohjes. Quajeni ose njohje de-facto, është njohje e shtetësi së Kosovës. Serbia duhet që të pajtohet se kur ta kalon kufirin në Merdare është në një shtet tjetër. Duhet ta njohë, flamurin, simbolet nuk duhet që të na pengojë kur aplikojmë ne në organizata ndërkombëtare", deklaroi Konjufca ndërsa shtoi se pastaj është në përgjegjësinë e Kosovës të gjejë një formë Asociacioni që është në përputhje me Kushtetutën dhe nuk e cenon rendin juridik.
"Nuk është akuzë kjo, kjo është thjesht identifikim i një njeriu i cili po kryen punë e vetë në mënyrë të papërgjegjshme. Vetëm një çelës është i mundshëm për të ecur dialogu përpara, Asociacioni bashkë me njohje. Përndryshe nuk ka avancim të dialogut”, tha ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.